Një grup prej 9 njerëzve morën pjesë në një ekspeditë DX në qytetin e Durrësit në Shqipëri, prej 17-21 shtator 2015, të kryesuar nga presidentja e SHRAK-ut Vjollca, Z61VB, së bashku me anëtarët e Bordit të SHRAK-ut Fehmiun, Z62FB dhe Dritonin, Z61DX plus Mario, S56A; Pekka, OH2YY dhe Marti, OH2BH, përfaqësues të Misionit të Vullnetit të Mirë në Kosovë.

Shqipëria sot është një vend i zhvilluar, ndaj ishte kënaqësi për të arritur në qytetin bregdetar të Durrësit – një nga pikat turistike dhe kulturore më tërheqëse të rajonit. Dy radiostacione amatore u ngritën në Durrës te Shkëmbi i Kavajës dhe me shenjën ZA1KS filluam të vendosin radiolidhjet me radioamatorët anembanë botës krahas një programi të gjerë shoqëror. Pjesë e këtij aktiviteti ishin orë të tëra diskutimit gjatë kohës së çlodhjes dhe vizita në Tiranë për të takuar autoritetet rregullatore për t’u falënderuar që na kanë lejuar këtë aktivitet grupor. Përveç kësaj kemi zhvilluar bisedime të gjera me radioamatorin vendor/lokal, Lazër, ZA1V për të krahasuar shënimet dhe për të ndërtuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Katër ditët e kaluara në Shqipëri kanë qenë ditë të paharuara për të gjithë ata që janë përfshirë  në këtë ekspeditë të ZA1KS dhe kanë marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare dhe rajonale.

ZAgroupPHOTO

Presidentja e SHRAK-ut Vjollca, Z61VB e përmbledh këtë aktivitet si vijon:

Në emrin tim personal dhe të SHRAK-ut, do të doja të përfitoj nga rasti për të falënderuar të gjithë ju për një punë të mrekullueshme që keni bërë dhe për çastet e mirë që kemi kaluar së bashku gjatë ekspeditës DX nëNjë grup prej 9 njerëzve morën pjesë në një ekspeditë DX në qytetin e Durrësit në Shqipëri, prej 17-21 shtator 2015, të kryesuar nga presidentja e SHRAK-ut Vjollca, Z61VB, së bashku me anëtarët e Bordit të SHRAK-ut Fehmiun, Z62FB dhe Dritonin, Z61DX plus Mario, S56A; Pekka, OH2YY dhe Marti, OH2BH, përfaqësues të Misionit të Vullnetit të Mirë në Kosovë.

Shqipëria sot është një vend i zhvilluar, ndaj ishte kënaqësi për të arritur në qytetin bregdetar të Durrësit – një nga pikat turistike dhe kulturore më tërheqëse të rajonit. Dy radiostacione amatore u ngritën në Durrës te Shkëmbi i Kavajës dhe me shenjën ZA1KS filluam të vendosin radiolidhjet me radioamatorët anembanë botës krahas një programi të gjerë shoqëror. Pjesë e këtij aktiviteti ishin orë të tëra diskutimit gjatë kohës së çlodhjes dhe vizita në Tiranë për të takuar autoritetet rregullatore për t’u falënderuar që na kanë lejuar këtë aktivitet grupor. Përveç kësaj kemi zhvilluar bisedime të gjera me radioamatorin vendor/lokal, Lazër, ZA1V për të krahasuar shënimet dhe për të ndërtuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Katër ditët e kaluara në Shqipëri kanë qenë ditë të paharuara për të gjithë ata që janë përfshirë  në këtë ekspeditë të ZA1KS dhe kanë marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare dhe rajonale.

Durrës prej 17-21 shtator. Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme dhe një kënaqësi për të gjithë ne në SHRAK të takohemi personalisht, si pjesë e këtij aktiviteti shumë domethënës dhe të kalojmë çaste të gëzuara së bashku në Durrës. Ne vlerësojmë shoqërinë tuaj dhe kemi mësuar shumë nga përvoja juaj e gjerë dhe fryma miqësore jo vetëm si radioamatorë të vendeve tona përkatëse, por edhe në aspektin e marrëdhënies sonë me rregullatorët tanë të radiospektrit.

DXer-i i kalitur dhe IT profesional Mario, S56A e përmblodhi fundjavën si vijon:

Ambasadori i Vullnetit të Mirë Marti, OH2BH organizoi edhe një takim të bukur të radioamatorëve, dhe unë i kam shijuar plotësisht pesë ditët e kaluara në Shqipërinë e nxehtë.

Pekka, OH2YY ishte një mjeshtër i madh i radiostacioneve dhe një instalues i mirë i antenave. Kam pasur po ashtu kënaqësinë të takohem me Profesor Caka me të cilin kemi bashkëndarë shumë nga përvojë profesionale në elektronikë dhe linguistikë. Miku im i vjetër Lazër, ZA1V ma ka madhëruar ditën time të fundit të vizitës në Shqipëri duke ma treguar kryeqytetin e vjetër Kruja dhe aktivitet ndërtimore në kryeqytetin e ri Tirana. Vjeshta e ftohtë këtu në Lubjanë i bën kujtimet e mia ZA1KS edhe më të ngrohta. Faleminderit, SHRAK.

Radioamatori vendor Lazer, ZA1V, nga Shqipëria, i shprehu mirëbesim të plotë Misionit tonë të Vullnetit të Mirë nëpërmjet këtyre rreshtave:

Jam shumë i lumtur që kam takuar grupin e SHRAK-ut si pjesë e kësaj ekspedite DX të Misionit të Vullnetit të Mirë në Shqipëri. Frymëzim juaj, sipas mendimit tim personal, i ka dhënë një kuptim shtesë zhvillimit të Radioamatorizmit në përgjithësi dhe veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë.

Për sa i përket bashkëpunimit të mëtejshëm dhe sqarimit të opinioneve, unë jam i gatshëm të marrë pjesë në çdo diskutim rreth çdo sugjerimi që ne së bashku do ta merrnim në konsideratë në çdo kohë. Pavarësisht situatës aktuale, unë kam marrë pjesë me shpenzimet e mia private, personale dhe individuale gjatë shumë viteve në shumë ngjarje në radioamatorizëm (Amator Radio) HST dhe ARDF organizuar nga Rajoni IARU 1 në Ballkan a gjetiu në botë.

Sa herë që shfaqet një mundësi në fushën e Radioamatorizmit, ne në Shqipëri jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë me vendet e tjera.

Numri i radiolidhjeve te realizuara në Durrës nën shenjën thirrëse ZA1KS janë 1617; nga të cilat në brezin SSB 1272 dhe në CW 345.