-          Edukimi dhe zhvillimi i qytetarëve, në veçanti fëmijëve dhe të rinjve, të interesuar në fushën e elektronikës, telekomunikacionit dhe teknologjisë informative.

    -          Bashkëpunimi me shkollat e mesme, universitetet, institucionet e nivelit qendror dhe lokal, si dhe institucione tjera publike me interes në fushën teknike.

    -          Zhvillimi dhe promovimi i sistemit të përbashkët të komunikimit me radioamatorë.

    -          Promovimi dhe shpërndarja e informatave në fushën e radioamatorizmit, elektroteknikës dhe telekomunikacionit përmes materialeve promovuese, teksteve edukative dhe seminareve e konferencave të ndryshme.

    -          Promovimi i marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe nevojave të e personave me aftësi të kufizuara.

    -          Organizimi, trajnimi dhe pjesëmarrja e radio klubeve dhe aktiviteteve radioamatore në fushat me rëndësi të posaçme, si: rastet emergjente dhe rastet humanitare.

    -          Organizimi i aktiviteteve sportive dhe teknike në fushën e elektronikës dhe komunikimit me radio.

    -          Sigurimi i kushteve për funksionimin e radio klubeve dhe radioamatorëve përmes blerjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve për radioamatorë.

    -          Anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Radioamatorëve – IARU Regjioni 1 dhe këmbimi i përvojave e praktikave në lëmine e radioamatorizmit.