Radioamatorizmi është një hobi i shkëlqyeshëm teknik për të gjithë, i cili mundëson aftësimin teknik dhe njëkohësisht shërben për tu argëtuar. Ky hobi aplikohet përmes komunikimit ndërmjet radioamatorëve me radiostacionet që kanë në shtëpi apo klube të veçanta. Një radiostacion amator mund të transmetojë fjalë, kodin e Morsit, të dhëna ose imazhe. Përveç argëtimit, komunikimet me radio janë shërbime të vlefshme publike në raste të emergjencave të ndryshme, kur çdo mjet tjetër i komunikimit dështon.

Radioamatorët janë të shpërndarë, sipas marrëveshjes ndërkombëtare, në një gamë të frekuencave (apo “breza”) që mund ti përdorin për të komunikuar me njëri-tjetrin. Disa nga këta breza janë më të përshtatshëm për komunikime kryesisht të brezit të shkurtër (nëpër qytet) ndërsa të tjerët për komunikime anë e mbanë botës.
Disa radioamatorë janë të lumtur të flasin (për çështje personale apo teknike) me amatorë të tjerë në botë, ndërsa të tjerët pëlqejnë aspektet garuese të këtij hobi, si pjesëmarrja nëpër “gara” botërore për të matur aftësitë e tyre operuese kundër të tjerëve në botë. Disa eksplorojnë teknikat e reja të transmetimit dhe radiove, ndërsa të tjerët shijojnë eksperimentimin me dizajnin e ri të antenave.

Mbi të gjitha, ata flasin me astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, apo me amatorë të tjerë përmes një numri të satelitëve komunikues amatorë që qarkullojnë përreth botës.
Çdo ditë, mijëra radioamatorë mund të dëgjohen duke komunikuar në valët ajrore, andaj pse të mos dëgjojmë dhe shijojmë radion amatore magjike?